Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritShyrete Demaj-Alarm…!!!

Shyrete Demaj-Alarm…!!!

Me urgjencë,
duhet të shpëtojmë botën!
Nga predhat e përbindshave
djaj që shkatërrojnë botën
në emër të paqes
vrasin popuj…
nga dhëmbët
e përbindshave politikanë
me kostum kollare,
nga thonjtë
e përbindshave predikues
me veladon e çallma,
nga bisturitë
silikonët
e trupit dhe shpirtit
nga maskat,
nga maskat,
ikni o njerëz,
nga maskat
e njerëzve të panjerëzi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT