Krenare, kreshtat mbuluar
me kësulë të bardhë bore..
Dibra ime, t’a dëgjoj këngën
e kreshnikëve në fishkëllimë ere,
që i shtin’ ethet barbarëve e pashallarëve.
Dibra ime e mençur,
shtrydh ninulla urtie në tamlin e gjiut,
rrit atdhedashuria fmijën.
Dibra ime e pamposhtun, e lidhun bese,
shtatë teqe e nëntë oxhaqe,
shtatë kreshta malesh hedhin valle ndër shekuj.
Dibra ime frymon liri në maje Korabi,
freskon ballin në shtatë liqenj të Lurës
e plagët ja lau Drini i Zi.
Trimëri, mençuri, mall vendlindje,
Dibra ime…
