Si dikur te shkruaj.
Me mire kur shkruaja dikur
buze lumit mbi ledh
me nje asht te mprehte
si pene.
Me mire
kur mbi pluhur te rruges
rradhisja shkronja me krraben e qingjave e deleve.
Nuk merzitesha atehere,
kur shkronjat ne fluturim mi merrte era.
Tash eshte me mire te shkoj te Homeri
e te shkruaj ne pergamene.
Te piramidat e ndertuara nga jashtokesoret qe zbresin sot nga qielli te shkoj,
por me papirus te shkruaj
qe per te me lexuar shekujt
ta kishin me te lehte.
