Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeSi e burgoste 35-vjeçari familjen në Tiranë: Kamera edhe në tualet dhe...

Si e burgoste 35-vjeçari familjen në Tiranë: Kamera edhe në tualet dhe bllokues valësh për celularët

Jetnor Zhaboli dhunonte dhe mbante të mbyllur familjarët në Tiranë, konkretisht nënën, bashkëshorten dhe fëmijët, madje edhe duke i monitoruar në kamera.

35-vjeçari kishte ngritur një sistem monitorimi në shtëpi. Ai madje kishte bllokuar edhe valët e celularëve, në mënyrë që t’u ndalonte komunikimin familjarëve. Zhaboli kishte vendosur kamera në çdo dhomë të shtëpisë, madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.

Në momentin kur efektivët kanë shkuar në banesë të gjitha dyert ishin kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.

Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin, i cili ka hapur derën e banesës.

“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person”, njoftoi policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT