Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Fustani blu

Silvana Cekici Rodi-Fustani blu

Fustani blu

Muzgu bie ngadalë
qyteti dritat ndez
jeta fillon gumëzhin
në stinën e verës ka tjetër gëzim


Vishemi më hollë, me të mëndafshta
dukemi si flutra
më flatra ngjyra -ngjyra
zili na ka natyra


Fustani ngjyrë blu
sa shumë që të shkon
si deti ,si qielli
si një xixëllonjë ,shpirtin më ndriçon


Mbaj mend një herë ,kërceve pa fund
si një shtëjzovalle, me fustanin blu
mbeta i hutuar sa bukur kërceje
me nazet e tua, mbarova pas teje


Fustani blu pa gjumë më le
agimi më gjen me sytë në qiell
dal në dritare ,liqenin vështroj
vala e liqenit në blu nusëron


Duke ecur rrugës ,njerëz mbushur plot
një trëndafil blu ,sytë më shikojnë
nuk di ç’farë të bëj, nuk di ç’të mendoj
kudo që hedh hapin, bluja më rrethon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT