Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Të dashuruar

Silvana Cekici Rodi-Të dashuruar

Të dashuruar
Në tënden dashuri jeton akoma
Je i dashuruar marrëzisht
Të mungon, e di , mundohesh ta fshehësh
Veten torturon…shpirtit si ve dot kufi


Mendimi është vetëm tek ajo
Netëve, vetmia të bën shoqëri
Fillon e kërkon në shtratin akull të ftohtë
Lufton me veten, zemra troket fort


Shpirti bosh ,dashuri kërkon
Të dashuruarit nuk fshihen dot
Zjarri i dashurisë në sy ju flakëron
Buzët e nxehta, shpirtin përvëlojnë


Pasioni , ndjenjat nuk fshihen, të befasojnë
Trupat kur’ bashkohen shkrihen si qiri
Në oqean dashurie zemrat lundrojnë
Dashuria stacion të fundit ka përjetësinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT