Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Vashëzë të dua

Silvana Cekici Rodi-Vashëzë të dua

Vashëzë të dua

Sapo doli vashëza
U fsheh dielli, hëna
Nga hiret e saja
U magjeps mëhalla


Kur më ecje rrugës
U drodha i tërë
Dhuratë nga qielli
Moj thëllëzë mali


Shkëlqimi si ar
Sytë na verboi
Gurët morën flakë
Sokakut kur shkoje


Trupin si lastar
Flokët hedhur supeve
Ç’na morre më qafë
Belin kur e tundje


Faqet flak të kuqe
Buza mjaltë pikonte
Si zambak i bardhë
Gusha të zbardhonte


Afrohem ngadalë
Të të prek s’guxoj
Ti më buzëqesh
Sevdanë më shton


Sytë e tu të qeshur
Si shkëndija janë
Në zemër më ndezën
Një zjarr të paparë


Mos më ler të pres
Se të dua shumë
Dorën ti ma jep
Mos ta lëshoj kurrë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT