Friday, April 10, 2026
BallinaSportSilvinjo: Ndeshje kyçe me Letoninë, do bëj ndryshime në skuadër

Silvinjo: Ndeshje kyçe me Letoninë, do bëj ndryshime në skuadër

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Tekniku i kuqezinjve ka bërë bilancin e situatës para kësaj sfide, duke folur për rëndësinë që ka ajo në ecurinë e kuqezinjve në këtë edicion të kualifikueseve.

“Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme. Ne dy ditë më parë pamë Letoni-Serbi, ndeshje shumë e vështirë, deri në fund të 90 minutave ishte e hapur. Nuk mund të thuash në futbollin modern që fitohet me 5 apo 6-0. Mund të ndodhë si dje, por jo në futbollin normal, nuk jemi në të njëjtin nivel. Gjithçka është e hapur, duhet të përballemi me skuadra të vështira, fizike, të organizuara. Ata nuk shqetësohen nëse është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë, me goditje standarde janë të rrezikshëm. Golat që kanë shënuar kanë qenë 3 me goditje standarde, janë shtatlartë.

Nëse flet për Gjibraltarin dhe miqësoren, është e ndryshme, atmosfera është e ndryshme. Në ekipin kombëtar nuk ke kohë. Duhet të shihja disa lojtarë, Berisha nuk ishte me ne për 6 muaj, por herën e parë si titullar, duhej ta shihja. Duhet të shihja Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin e Shpendin. Pyetini a mund të fitohet 6-0! Pastaj padyshim prisja më shumë në miqësore, por po flasim për gjëra të ndryshme.

Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne.

Sulmi? E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kisha zgjedhur formacionin, por do të ndryshojmë. Ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedh formacionin, por do të ndryshojmë”, tha ndër të tjera Silvinjo./Syri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT