Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur në lidhje me gardën e nderit.
Real Madrid janë shpallur kampion të La Ligas për sezonin 2021-22, pa përfunduar katër ndeshjet e fundit.
Tradita e do që ekipi kampion të mirëpritet nga kundërshtari me një korridor nderi.
Atletico Madridi janë ekipi që do ju takonte ta prisnin Real Madridin në atë mënyrë, por ata kanë refuzuar të bëjnë diçka të tillë.
Simeone në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ka thënë se i respektojnë ata, por më shumë tifozët e tyre.
“ Respektojmë Realin, por më shumë tifozët tanë”, ishin fjalët e trajnerit, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Atletico Madrid – Real Madrid luhet nesër në ‘Wanda Metropolitano’, nesër me fillim nga ora 21:00.
