HIJE QE PUTHEN
Hijet tona stërzgjateshin, përuleshin
Drithmëronin natës nga flakët e zjarrit
I rrëmbente errësira dhe nguteshin
Si iluzion i mistershëm ndaj të parit.
Përse ndodheshim aty nuk e kujtoj
Haresa është kurgjëja frut i viteve
Flakadanin që loste me siluhetat e mendoj
Si formësonte dhelpërine e hijeve.
Kur zjarri sadopak qetohej dhe tretej
Ishim errësirës që të dy tepër të ngutur ,
Kujtoj një pëshpërimë që ndërgjegjej
Se kishte parë dy hije duke u puthur.
