ME MAJË
Në ditën e bukur u ngjita në majë
me gjunjët e lodhur,
me mendjen e kthjellët
dhe shumë mall
për një lartësi me prekje
si e pakapur më parë,
e denjë për një shenjë
në kalendar:
ngjitje e re në një ditë të bukur
pa e mësuar
nëse maja kishte ndonjë emër,
pa e menduar një nga ana ime,
me një imazh
që më sillet para syve,
një imazh që rreh krahët si flutur
brenda një dite,
një dite të bukur,
një dite me majë,
e në ditët pasuese
më tundojnë fuqishëm
këto fjalë:
ditë, lartësi, e bukur, e pakapur
dhe kalendar
