PËRGJIGJE
Për mua do të jesh “Aeroporti E…”
ose “Pista që më ngre në qiell”,
pema që nuk varesh si shelg lotues,
por kërkon diell.
Ti thua se jam pa fre në dashuri
e fjalën ma lëshon si sëpatë:
“Mendon se je duke kërkuar diell?!”
Të zgjat dorën, të them: ngjitu lart!
Dielli është arma që mbaj në dorë
nga lartësia ku në pritje rri,
ku vetëm poeti nuk di të bërtasë
nga pragu i fjalës:
sëpatë, sëpatë
!
Vetëm kështu nuk bëj me fjalën
kur pres t’u vendos yjeve emra.
