Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritSizifi i Poezisë-Andris Lleskai

Sizifi i Poezisë-Andris Lleskai

Sizifi i Poezisë

Portofolin e mbushur me poezi,
mundohem të ruaj karakter të fisëm
por si Sizifi i shkretë në lashtësi
shpesh përfundoj atje nga ku nisem.

Si kërmill e rimarr gurin zhguall
me shpinën plagë i zvarritem shpatit,
boll u zvetënova si mjellmë a buall,
Zeusi Sizif kishte mallkim të fatit.

Dhe e rinis prapë atë të përpjetë,
e rrokullis gurin për në lartësi,
paçka se pasuri në timen kuletë
mbeten veç fletushka me poezi.

Andris Lleskai

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT