Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSofia Gjinika-MUZIKANTJA

Sofia Gjinika-MUZIKANTJA

MUZIKANTJA

Bukuria e ballit të dritë si argjëndi
Ngjyra blu fosfori, del nga sytë e tu
Luan në piano muzikë, tundet vëndi
Lulja e vazos lëviz, nuk di shkakun.


Gishtërinjtë qindisin çelsat ngadalë
Melodia pëson dridhjet nga notat
Mes buzësh të kuqe, dalin ca fjalë
Për të dëgjuar njerëzia, hap portat


Në kohë pemët dhe gjethet heshtin
Zogjtë çuditur ndalojnë belbëzimin
Prekjen e tingujve veshnin njerëzit
Me dritën e dashurisë për shpirtin .


Ndoshta do ketë sy të kaltër të tjerë
Gjersa koha rrotullohet si portokalle
Lulja përsëri do të dridhet si njëherë
Nga zëri drithërues i kësaj muzikante je.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT