Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritSofia Gjinika-PEMA ME GURË

Sofia Gjinika-PEMA ME GURË

PEMA ME GURË

Bregut të detit Dhanai dje,
Mbushi një çantë me gurë,
Një nga një donte ti ngjyste
Të ndërtoi pemën të bukur,


Mori gurë me majë, mbi rërë,
Trungun e pemës e vizaton,
Bukur, bukur i shtrin degët,
Shikoni tha, kur e mbaron.


Skelet dhe pa gjethe veshur,
Ju duk si pemë në vjeshtë,
Gjeti lidhese ja filloi punën,
Me guralecët e detit e vesh,


Si një piktore e vërtetë stolis,
Me gishtrinjtë e vogla flori ,
Do ta vendosi në një kornizë
Mes hapësirës së rërës gri.


Ngjyrat di mirë ti kombinoi,
Nuk pret mendim nga njeri,
Rrënjën lule me ngjyra formoi,
Me durim të madh e dashuri.


Pastaj Dhanai ëndërronte,
guralecë kërkonte në det,
Dielli, rërën kur do shkonte,
I mbushej zemra shpresë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT