SHËNJAT E KOHËS
Mbeten shënja kohët
Mbi ne hedhin peshën
Të egra luftërat jetës
Hapur e mbajnë gojën.
Flasim s’i buzët e foshnjës
Një ditë kur ikën freskia
Fjala bëhet më e vogël
Syve jeton veç nostalgjia.
Matemi me të pamaturën
Me lulet që natyra çel
Në sup gjithë zambakët
Nuk sjellin më pranverë.
Po të kalonte jeta e njëjtë
Si fëmijë duke dëfryer
Me një puthje sa një këngë
Ndryshe do kishte përgjigje.
Këtë më tha një i moshuar
Njeriu mbetet i pangopur
Me jetën është dashuruar
Për prindin gjithmonë etur.
Do ikëm pa asgjë këndej
Asgjë s’marrim me vete
Dhe kujtimet kur ndeshen
Matëse kanë vdekjen.
Mbeten shënja kohët
Mbi ne hedhin peshën
Një mesazh vjen oh,sa vonë
Dhe paguajmë pendesën.
