Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritSOKOL OLLDASHI: KËNDO, MIKU IM!

SOKOL OLLDASHI: KËNDO, MIKU IM!

KËNDO, MIKU IM!

Këndoje miku im i panjohur
këngën që e preve në mes,
këndoje
derisa të plasin shkrepat e
era të thyhet kristaleve të vdekjes,
këndoje
derisa malet të thërmohen
e lumenjtë të ngrihen uragan
dhe lisat të shemben
e bari të rritet vigan.
Këndoje
derisa qiellin të mbyllësh në grusht
e me grushtin tjetër globit t’ia ngjeshësh,
këndoje
derisa zhuri të kthehet në vaj
e burrat e dheut të qajnë.
Këndoje
miku im i panjohur
këngën që nuk ta shkrova kurrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT