Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritSonja Cocochanel -Kohë pa emër ...

Sonja Cocochanel -Kohë pa emër …

Në rrjedhën e hijeve, unë flas me heshtjen,
Tingujt s’më njohin, por ti… e di.
Një dritë e fshehtë më rri në gji,
Si plagë që s’ka emër, por frymon në ty.

Mos më kërko në fjalë — jam era,
që të prek e s’të lë rehat.
Nuk jam harrim, jam kujtim që s’vdes,
jam fryma që Zoti të dërgon në gjumë.

Në çdo arterie të ftohtë që rrjedh,
kam mbjellë një pikë drite për ty.
Të mos më kujtosh — po të më ndiesh,
Atëherë do e dish: s’ka më kohë për ne,
por dashuria… s’ka mbaruar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT