Wednesday, January 21, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikSot aktori Ndriçim Xhepa feston 69 vjetorin e lindjes

Sot aktori Ndriçim Xhepa feston 69 vjetorin e lindjes

Ka lindur më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit të studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, filloi punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ai ka interpretuar rreth 40 role, nga të cilat veçohen ato në “Prometeu” të Eftimiut, “Në jetë” të Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” të Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vonë” dhe “Shkallët” të R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” të Dorstit, me të cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, të vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” të Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” të Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” të Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” të Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” të Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.

Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione të pavarura si “Kujdes! Kafshon…” të Gernit, “Mbretëresha e bukur” të Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” të T. Dervishit dhe “Tradhti bashkëshortore” të Pinterit.

Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” të Shekspirit.

Aktori i njohur, Ndriçim Xhepa feston sot 67-vjetorin e lindjes

Ndriçim Xhepa

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga të cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohë e largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë” dhe “Përdhunuesit” të S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” të I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” të V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” të A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin “Lutja e dashurisë”, me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

Rolet:

Delegacioni – (2018) zyrtari i partisë Spiro

Ada – (2013)

Në kërkim të kujt – (2011) serial Biznesmeni Basri Neziri

Lutjet e dashurisë – Kronikë provinciale (2009)… Zeneli

Lindje, perëndim, lindje – (2008)… trajneri i çiklizmit Ilo Zoto

Sekretet – (2008)… doktori

Eduart – (2006)… babai i Eduartit

Omiros – (2005)… krye-polici

I dashur armik – (2004)… Harun Bonata

Porta Eva – (1999)… David

Kaskadori shqiptar – (1998)

Dasma e Sakos – (1998)

Përdhunuesit – (1995)

Loin des barbares – (1994)… Selmani

Plumbi prej plasteline – (1994)

Pas fasadës – (1992)

Enigma – (1991)

Unë e dua Erën – (1991) (TV)… Genci

Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) Gjenerali gjerman

Flutura në kabinën time – (1988)… Tomë Melgushi

Treni niset më shtatë pa pesë – (1988)… Astriti

Telefoni i një mëngjesi – (1987)… Neritani

Tri ditë nga një jetë – (1986)… Drini

Hije që mbeten pas- (1985)… Arben Shkaba

Të mos heshtësh – (1985) Ardi

Enveri ynë – 1985

Vendimi – (1984)… Veroniku

Duaje emrin tënd – (1984)… Arsen Çipi

Kohë e largët – (1983)… Piktori Andrea Selca

Shokët – (1982) Genci

Rruga e lirise-1982..Korabi.

*Njeriu i mirë – (1982)… Aleko Terpo

Keshilltaret – 1979… Bejto

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT