Friday, March 13, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikSot aktori vlonjat Arben Tartari, feston 64 vjetorin e lindjes.

Sot aktori vlonjat Arben Tartari, feston 64 vjetorin e lindjes.

Lindi në Vlorë, më 13 mars 1962. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor (1988) dhe filloi punë në teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlores.

Në 20 vjet karrierë si aktor ka jetësuar mbi 40 role, prej të cilëve veçohen: Petriti te drama “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (1989), Kusti te “Korrupsion në pallatin e drejtësisë”, regjisor Luixhi Moreti (2001), te “Sos në hotel” (1992), Ai te “Para semaforit” (1999, ku ishte edhe regjisor) dhe i dehuri te “Shpirti i ujkut” (2004, edhe regjisor), te drama e Ferdinand Hysit; prifti te “Sakrifica” sipas romanit Ura me tri harqe të Ismail Kadaresë, Santi te drama “Vrasesit i lamë pas” e Teodor Laços (2007).

Në film

“Jeta në duart e tjetrit” – Bashkimi

“Vetmi” – Djali i Androkliut

“Pas takimit te fundit” – Komandant Fatosi

Arben Tartari është aktor i profilit dramatik, anon nga personazhet me mbarsje pozitive, virtyte si dhe pështjellime shpirtërore në përpjekjen për rrugëdalje. Ka një zë të ngrohtë, sens dhe vetëpërmbajtje, shqiptim të pastër të fjalës.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT