Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeSot dita më e nxehtë e korrikut

Sot dita më e nxehtë e korrikut


Sot dita më e nxehtë e korrikut

Edhe sot në vendin tonë do të mbretërojë vapë e madhe, teksa parashikohet të shënohet dita më e nxehtë e korrikut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri 39 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Në kryeqytet temperatura maksimale pritet të arrijë 38 gradë Celsius, derisa maksimalja e ditës do të shënohet në Prizren, me 39 gradë Celcius.

Ndërkohë, mjekët kanë bërë thirrje që në ditët e këtilla me vapë të madhe veçmas fëmijët dhe të moshuarit t’i shmangen ekspozimit direkt në diell nga ora 10 deri në orën 17:00, si dhe të kenë kujdes me ushqimin, duke konsumuar ushqime të lehta dhe sa më shumë ujë, lëngje dhe fruta të freskta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT