Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Mot i ngjashëm parashikohet edhe për nesër.
