Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritStavri Mina-KISHA NJË ËNDËRR, NJË MALL TË MADH

Stavri Mina-KISHA NJË ËNDËRR, NJË MALL TË MADH

Në shtëpinë e fëmijërisë e kisha një ëndërr
Të shihja një shtëpi shkrimtari.
U ngjita në qafën e malit të fshatit
Dhe pashë atje shtëpinë e shkrimtarit.


Në qytetin e rinisë e kisha një mall
Të shihja prej vërteti një shkrimtar.
Erdha në kryeqytetin e vendit tim
Dhe pashë këtu shkrimtarin e madh.


Kisha një ëndërr një mall të madh,
Të pinja kafe me një shkrimtar
Dhe kjo ndodhi aq tepër vonë
Kur kisha lexuar shumë shkrimtarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT