Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritStavri Mina-MËSUESJA E FSHATIT

Stavri Mina-MËSUESJA E FSHATIT

MËSUESJA E FSHATIT

Ç’pret kjo vajzë e mëngjeseve të bardhë
Nën fëshfërimën e fundit të plepit,
Mos vallë të dashurin e saj
Si vajza e valëve në breg të detit.


Kjo vajzë e re me gjallëri rinie
Tani me ëndërrat e mësueses së fshatit
Do futet thellë në zemrën e çdo fëmije
Çdo ditë mëngjeseve do t’i ngjitet malit.


Nga fshati fqinjë pret mësuesin e ri,
Mësuesja e mëngjeseve të bardhë
Dhe ngjiten bashkë lart në malsi
I presin malsorët me fjalën “a ardhtë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT