Jam nje bija jote o Shqiperi!
Qekurse kam lindur, ketu me ty jetoj.
Rralle , cepave te botes , jam arratisur,
por serish ne zemren tende pulsoj
.
Mos u tkurr kaq shume o e bukura Shqiperi!
Mos i perze bijat dhe bijte e tu!
C’ka me te bukur bota qe nuk e ke ti,
mbille, rrite dhe jepua femijeve qe po te rendin kuturu.
Mos me perze o vendi im!
Mos m’i mbyll ti dyert, ku une plot dije vij e trokas.
Dua te ndihmoj qe edhe ti te rritesh,
Por ti sokaqeve pa drita po me perplas.
Gjysma e ajkes te rrodhi qe me valen e pare, o Shqiperi!
Ndaj shtrengo hiret e ruaj thesarin e mbetur!
Se mos valle do te arratisesh dhe ti?!
dhe mjere ne c’ka per te na gjetur!
Dhe mos u shit per hic gje,
se shpejt veten do te shohesh te vdekur!