Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar policët, ku njërit nga ta i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Metro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 30.09.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja. /
