Ajo ishte aktive shumë,në aktrim,muzikë dhe vallëzim dikur.
Kishte oferta të shumta për të marrë pjesë në prezentime të ndryshme televizive.
Filloi si 13 vjeçare në vallëzim,për të qenë pastaj një profesioniste e vërtet vallëzimi,duke marrë pjesë në këngë të ndryshme me këngëtar si Genta,Ismaili,Blero,Nora Istrefi,Zanfina Ismajli,Etno Engjujt,Hekuran Krasniqi etj.
Suzana ishte edhe pjesë e një showi,aë atë kohë ishte më i ndjekuri në atë kohë e që quhej “Telebingo”,udhëhequr nga Naim Abazi dhe Mihrije Braha.

Më pas ajo vendosi edhe t’i futej aktrimit,ku si fillim ishte në shfaqje të ndryshme,pastaj më skeqe humoristike,kryesisht për festat e fundvitit me aktorë të mëdhenjë të asaj kohe që ishin vërtet të dashur për publikun,siç ishte Rasim Thaçi-Cima,Zyrafete Gashi-Zyra,Ganimet Bytyqi-Lalushi,si dhe shumë emra të tjerë.
Vlenë të thuhet se Suzana edhe në këndim kishte një talent të jashtëzakonshëm,ku realizoi shumë këngë e klipe dhe mori pjesë në festivale të ndryshme muzikore.
Ishte festivali “Kosova Fest”,ku ajo shkëlqeu duke rrëmbyer edhe çmim në atë festival,mbështetje të madhe në atë festival kiste edhe nga Genc Prelvukaj,ku Suzana gjithmonë është falëmderuese.

Ajo ka një shpirtë me të vërtet human,kudo ku i jipet mundësia dhe që sheh se është nevojshme për të ndihmuar ajo nuk nguron asesi.
Suzana ka një kohë që jeton në Budapest të Hungaris,me familjen dhe ka 3 fëmijë dy vajza dhe një djalë.
