H A R R E S A
Mikeshë e kam Harresën
Kur dikush më dëshpëron
Ajo më puth gjithë sevda
Po ç’të keqe ka Harresa
Kur në gji e mbaj prore
Dhe e puth drita e diellit
Harresa më thërret
Te shtrati i nanës
Jorgan të ri t’i qëndis
Gurin mbi kokë t’ia ledhatoj
Unë pse e dua Harresën
Këtë askush s’e beson
Përveç shpirtit shpirtit tim
Edhe në vdeksha nuk harron
Që është dehur në ëndërrim.
