Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritSyhejl Havolli- P Ë R B U Z Ë S

Syhejl Havolli- P Ë R B U Z Ë S

Përbuzës sa më pëlqen
Kur m’i përbuz vargjet
Dhe hajnisht i merr
Si gurët e çmuar
Në fund të detit


Unë nuk kam faj
Pse më quajnë
Margaritar i perlave


Vargjet si gjerdan
Secila vashë
I var në qafë
Të fatit që e zgjodhën


Përbuzës sa më pëlqen
Kur m’i shkel vargjet
Dhe sërish i merr hajnisht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT