Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritSyhejl Havolli-SYTË E TU

Syhejl Havolli-SYTË E TU

SYTË E TU

Më afrohesh si hije
Si ujëvarë e derdhur
Me këmishë të mëndafshtë
Me fytyrën të qeshur


Me shkëlqimin në sytë
Më lumëron jetën


Erdhe fytyrëhëna ime
Përmbi det si pulëbardhë
As deti s’është më i gjerë
Se zemra ime për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT