Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSylë Bajrami-Në kujtim, për Ty, Dada Time

Sylë Bajrami-Në kujtim, për Ty, Dada Time

Në kujtim, për Ty, Dada Time

Në Gryke të Valbonës rrin një Zanë,
me ujë te bjshkës i lanë sytë
Gjithandej Trojeve Shqiptare ,
nuk ia gjen një shoqe të dytë


Sa herë rruga më qet në këto anë,
këta gurë trazojnë kujtime
Këtu e ndie zanin e saj,
këtu e gjejë Dadën Fatime


Si në rrugët e Girokastrës,
a në rrugët e Gjakovës
Dada i këndon, me shpirt, Shqipnise
Dada i këndon me shpirt, Kosovës


Sa herë rruga më qet në këto anë,
këta gurë trazojnë kujtime
Këtu e ndi zanin e sajë,
këtu e gjejë Dadën Fatime


Në këto gryka e në këto male
jehon kënga e çiftelia
Thërret, me të madhe, Dada Time
rroftë Kosova e rroftë Shqipnia


Sa herë rruga më qet në këto anë,
këta gurë trazojnë kujtime
Këtu e ndijë zanin e sajë,
këtu e gjejë Dadën Fatime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT