Zotëri mësues
Ta bëj analizën
E kësaj fjalie
Se e kam për zemër!
K o s o v a është kryefjala
Krye dhe fjalë
Në çdo fjali
Në çdo agim
Në zemrat tona.
D o është kallëzuesi
Fjalë në maje të gjuhës
Fjalë në maje të lapsit
Nuk rrojmë dot pa të!
B a sh k i m i n është kundrinor
Në rasën kallëzore
Për t’i kallëzuar botës
Se do i kallim fushat
Se do i shembim kodrat
Për vallen dorë për dore!
