Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-KUSHTUAR VETES SIME

Sylejman Pireva-KUSHTUAR VETES SIME

KUSHTUAR VETES SIME

(Dromca të përjetuara)

Kam përjetuar shumëçka
Do t’i bije sa më shkurt
Pesë vjeç çoban me dhenë
Rritën ma kanë ndalë përgjysmë
Unë lakmoja lojërat
Ato arat me grunaje


Kam lëvruar me qe
Babai mbante plugun
Unë ua dëftoja brazdën
Laroi shpesh bëhej nervoz
Tri herë brirët m’i pati futur nën ije
Me gjithë plug kishin kaluar mbi mua


Sebep unë kishin bërë hallve
I kam grahur biçikletës
Dhe kur s’ishte për t’i grahur
Pa frerë me goma të vjetra
Ndonjëherë edhe pa shalë
Veç Zoti më ka ruajtur
Sa për plagët…shëroheshin vetë


*
Dikur vonë mësues i katundit
Ëndërr e plotësuar por shkurt
Në shënjestër të parisë
Ky indoktrinuaka nxënësit
Hiqjani ditarin nga dora


Kujdes, ta mbani nën vëzhgim
*
Student ndër të mirët
Me bursë universiteti
Për pak kohë mësues në gjimnaz
Frymëzues për një kohë ndryshe
Valët e jetës nga s’ të përplasin
Përfundova n’ shtëpinë e librit


*
As këtu nuk më ra keq
Pa e qitur këmbën përtej
U njoftova me krejt botën
Plot emra për herë të parë
Me këta emra u bëra miq
Me këta emra më shkonte koha
*
Një ditë dhe jo krejt pa pritur
Më thanë koha për përshëndetje

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT