Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-ME SHOKUN

Sylejman Pireva-ME SHOKUN

ME SHOKUN

Thoni çfarë të doni
Mbajani kah të doni,
Atë që bën shoku për ju
Atë që bëni ju për shokun
S’e gjeni kund, jepni fund!

Në mëngjes pa i çelë sytë mirë
Goja pelin, zemra zeher,
Një kafe bashkë me shokun-
Goja sheqer, zemra mal
Ku gjen kësi bar që mbyll këso varrë?!

Në shpirtin tuaj ekzaltimin
Do ta ndjeni aq më pak;
Kur ta shtroni mirë me shokun
Do ta ngjitni për dy kat
Them për shokun që lë kokën…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT