Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-MOLLA E KUQE

Sylejman Pireva-MOLLA E KUQE

MOLLA E KUQE

Dikur s’e kishe këtë emër
Mollët i bëje jeshile
Lakmi ta kishin shoqet
Midis tyre bëjshe dritë.

Një pranvere të largët
Pas një dimri me borë të kuqe
S’mbahej mend aso dëbore
Ti atë vit… çfarë ndryshimi!

Lulet e bardha – të kuqe
Mollët jeshile – të kuqe
Prej atë ditë kur rrënjët tua
Në vend se ujë po thithnin gjak!

Prej atëherë ta ndërruan emrin
T’ mos e harrosh dimrin e kuq
Skuqjen e tokës barin jeshil
Dhe ty vetë moj Molla e Kuqe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT