Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-T'IA MARRIM BASHKË NJË KËNGE

Sylejman Pireva-T’IA MARRIM BASHKË NJË KËNGE

 

T’IA MARRIM BASHKË NJË KËNGE
-Drejtuar kohanikëve të mi
Le t’ia marrim bashkë një kënge
Kënduam kur na ishte e ndaluar
Dhe si t’ mos këndojmë sot
Thoshim do vdesim me sytë çelë
Të zhuritur me mallin e Atdheut


S’harrohen netët e gjata
Agu çilesh me ne zgjuar
Me hartën e Atdheut përpara
Me kufirin e mallkuar
Në çdo hap nga dy gjarpërinj


Le t’ia marrim fort një kënge
Le t’ na shkojë zëri pushkë
Le ta dëgjojnë dhe zogjtë e malit
Si ata kush s’na kupton
Ç’do të thotë t’i mbyllësh sytë
Ngopur me aromë t’ Atdheut


Le t’ia krisim fort një kënge
Le të kumbojë si një kushtrim
Le ta ndiejnë gjarpërinjtë së largu
Në katër anët e Atdheut
Kudo kënga s’ka të ndalur

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT