ROBERT BËRNS
Ti mirë thua,Bërns,o poet,
Kjo botë s’vleka hiç!
Duhet t’i kesh një mijë jetë,
Të mbijetosh nga një dobiç!
Ti mirë thua,o poet i madh,
Të shpëtosh-duku një hiç!
Mos u shfreno si në livadh ,
Kjo botë gri- të do kërriç!
Ti mirë thua:çka-hiç pastaj,
Nëse,o poet rri i pagjumë?
Veç paraja sjell globin e saj,
Kot buzët të thahen-shkumë!
Mirë thua,Bërns e n’daç Robert,
Kjo botë,s’paskësh fytyrë hiç!
Dhe gjeniun e shikuakan vëngër,
N’daç si gomar e n’daç-viç!
