Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-ASKUSH TË MOS GUXOJË!

Sylejman Salihu-ASKUSH TË MOS GUXOJË!

ASKUSH TË MOS GUXOJË!

Askush të mos guxojë n’pritë vargut t’m’i dalë,
Se ai vetë ndër prita është lindur dhe rritur,
Me këngë llogoreve ka ecur në ballë,
Ag të bardhë lirie netëve duke pritur.


Rrokopujë ndër varre eshtra e dhe përzier,
Përmbi gjëmë dhe britma vargu im plagëhedhur,
Thellë përtej thellësive n’eshtra duke gërryer,
Nëpër mijëvjeçarë kohërash duke bredhur.


Një copë diell dhe ai e do në këtë hartë,
Që grisur ia kanë,madje bërë copë-copë,
Se është lis i moçëm,madje lis i lartë,
Copa historie nxjerr vetë në çdo gropë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT