Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-DASHURI

Sylejman Salihu-DASHURI

DASHURI

Ti hyn n’kasollë tej të braktisur,
Si një hajdut,
Dhe ngjitesh shpejt lart në rrokaqiell,
Me drithërimë,
Me mërmërimë,
Si rreze drite,
Si rreze diell.

Ti porta hapë dhe futesh brenda,
Herë bujarisht
E herë tinëzisht,
Me trokëllima,
Me pëshpërima,
Dhe e merr pushtetin,
Krejt marrëzisht.

Ti merr timonin n’detin me valë,
Dhe çan në det,
Kalë i harlisur tutje përplasesh,
Nga kepi n’kep,
E ëmbla dridhje vjen si stërkalë,
Çka i merr jetës,
Jetës i jep,
Pa asnjë fjalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT