DHELPRA DHE GJELI
Në një fshat,
Dhelpra hyri,
Shpejt n’ kotec,
I shkoi fiqiri.
Mua të shkretës,
Kush s’ ma di,
Gjithë natën,
N’ terr të zi.
Pranë kotecit,
Vuri veshin,
Dhe kërkoi,
Vetë peshqeshin.
-Dil o gjel,
O kumbar,
Trego shpirtin,
Tënd bujar!
Bisedojmë,
Të dy shtruar,
Jemi miq,
Ke harruar?
Ç’mund të thoshte,
Gjeli i shkretë,
Një mendim,
I erdh’ raketë.
Mbase dhe pak,
U frikësua,
Por i mençur,
U tregua.
-Jo moj ndrikull,
S’ bëj dot gafë,
Ta çel derën,
Axha Tafë.
Është i zoti,
I shtëpisë,
Që i hap derën,
Jabanxhisë.
Iku dhelpra,
Me të katra,
Harroi fjalët,
Shatra-patra.
