DITË E MIRË KOKA SOT ME DEKË!“
(…. një ushtari të lirisë)
U ngrita nga istikami unë herët atë mëngjes,
Krismat e armikut ditën ma kishin zbardhur,
Lagur m’ ishte pelerina me gjak, baltë dhe vesë,
Por n’ ëndërr e pashë lirinë duke ardhur
.
E bukur ishte, lozonjare me të bardha duke bredhur,
Fytyrë e saj nga velloja e bardhë ishte mbuluar,
Dielli tashmë n’ horizont rrezet i kishte derdhur,
Nusërisht po vinte nusja mbi kalë kalëruar.
Ç’ bukuri! thashë dhe klitha çmendurisht sa munda,
As sytë as duart e mia të tillë bukuri kurrë s’ kishin prekë,
Malin dhe istikamin me fuqi zëri sa munda i tunda e i shkunda,
Thashë:DITË E MIRË KOKA SOT ME DEKË.
*
Sihariq! tha dhe e shkrepi pushkën lajmëtare,
Ushtuan bjeshkët, lugjet, ushtoi dhe gjoli,
Në zemren e tij u ndezen mijera zjarre,
Pastaj vdekja e ëmbël trupin ia mbështolli.
