LAMTUMIRË!
Të prisja të vije,
Të më bëheshe diell me rrezeartat tua në zemrën time,
Akullnajat t’i shkrije.
Por ti nuk erdhe,
Prandaj dimri me ngricat dhe akullnajat vazhduan nëpër tërë arealin tim të dimërojne.
As fjalë ngushëllimi,
As fjalë pendese,
As fjalë shprese.
Tash fjala HARRESË si kryefjalë e fjalëve, vallëzon nëpër kokën time,
Si djajtë nëpër honet e errëta kur rrinë bashkë me lakuriqët e natës.
E shumta që mund të shqiptoj është fjalëdhembshura në buzën time të ngrirë:
Lamtumire
