Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-Lum kush ka në jetë një Desdemonë

Sylejman Salihu-Lum kush ka në jetë një Desdemonë

Lum kush ka në jetë një Desdemonë
Lum kush ka në jetë një Desdemonë,
Dhe s’është si Othello mendjelehtë,
Herët mëngjeseve a netëve vonë,
Drejton vetë anijen e tij në jetë

.
Sepse Jagot nga vrimat kanë dalë,
Edhe bëjnë detyrën e pështirë,
Mund të jenë pranë teje në mësallë,
Mund të jenë edhe larg krejt zemërnxirë

.
Ndaj dhe vini veshin uturimës,
Teksa Jagot galopojnë pa fre,
Herë vijnë akull, pjalmë e suferinës,
Herë vijnë zjarr e vetëtimë-rrufe.


Por dhe Desdemonat të mos bëjnë gjumë,
Le t’i ruajnë ato më mirë shamitë,
Sepse Jagot kudo rrjedhin lumë,
Dhe me dhëmbë i kafshojnë dashuritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT