Wednesday, March 11, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-Miku për mikun

Sylejman Salihu-Miku për mikun

Miku për mikun

KOT
Një ditë do të ikën nga kjo botë,
Sot, nesër, dikur,
Dikush do të aktrojë fare kot,
Kur të kërruset kot përmbi qivur.

Dhe do t’ mërmërijë nëpër dhëmbë,
Ashtu fare kot për ngushëllim,
I gjori e pandehte veten shkëmb,
Që nuk thyhej kurrë me asnjë çmim.

Dikush do të duket i mërzitur,
-Ah e kisha mik! do të aktrojë,
Por të tjerë shikojnë krejt të habitur:
Është ai “miku” i tij që defiloi.

Pro dhe kundër do të ketë zëra plot,
Siç rëndom ka pasur n’ jetë përherë,
Ca thonë se ka shkuar në parajsë kot,
Ca thonë se ka shkuar në skëterrë.

Pastaj do të fashitët krejt çdo gjë,
Si qetësia kur vjen pas stuhisë,
Asnjë fjalë nuk flitet, asnjë zë,
Dielli prapë do të ngroh mbi majë të çatisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT