Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-Porosia e babait për plisin

Sylejman Salihu-Porosia e babait për plisin

Porosia e babait për plisin
Plisi dhe babai qenë miq të mirë,
Gjithmonë në jetë të dy krenarë,
Më duket se në kokë i kishte mbirë,
Dhe të dy bashkë n’ jetë kishin çarë.


Plisin e kish mik të vërtetë,
Mbi kokë i rrinte si një copë gur,
Që s’ luan nga koka dhe sfidon retë,
Mbi majë të kokës si një flamur

.
Dhe përreth tij mbështjellë një shami,
Në pikë të vapës edhe në acar,
Ish dashuri, a çmenduri,
Si mish e thua kurrë pa u ndarë.


Më thoshte se burri pa plis s’ është burrë,
Dhe unë e shikoja ndonjëherë vëngër,
Porse t’i thoshja s’ guxoja kurrë,
Mos të doli kjo fjalë pak shtrembër!


Më thoshte se plisi s’ është për çdo kokë,
Nëse nuk mbrohet me kokën vet,
Më thoshte se plisi bie përtokë,
Kur bashkë me kokën japin dhe jetë.


Dhe bashkë me plisin, jetën dhe kokën,
Duhej ta jepte cilido burrë,
Plisi dhe koka jepen për tokën,
Dhe nuk lëkunden nga toka kurrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT