TEUTA
Enigmat sa vijnë dhe shtohen,
Për ty mbretëreshë?
Sa herë valët e detit lartësohen si ujëvarë,
Kujtojmë mos janë flokët e tu,
Si jelet e kuajve të bardhë.
Kur yt shoq dhe yt mbret shkoi,
Ti s’ e ndale dot tundimin tënd,
Ndaj në shtrat me tjetrin përfundove,
Dhe trupi yt mëkatoi,
Pa ditur se kumte të zeza,
Do të vinin menjëherë,
Nga ai me të cilin ti shtratin ndave.
Ti doje edhe grua,
Edhe mbretëreshë,
Të jesh.
Por kumtet e zeza s’ vonuan,
Pas lumturisë tënde të zezë.
Mikarmiku yt,
Atyre sinjale u dha:
Bini, mbi të,
Bini mbi ta!
Ti u zemërove me të dërguarit përtej detit,
Që donin të të shtronin me kanun,
Jam zonjë dhe mbretëreshë, the,
Nuk duroj dhunë.
Por dielli dhe qielli u nxi,
Për ne dhe për ty.
Ndaj nisi dhe rënia jonë,
Bashkë me rënien tënde,
Përgjithmonë.
Ti thirre kot: tradhëti,
Parathënie e kobit tënd n’ Iliri.
Faturën e paguam të gjithë,
Por më të shtrenjtën nga më të shtrenjtat,
E pagoi Iliria.
Tash kemi mbetur vrima e fundit e kavallit,
Dhe notat në pentagram s’ na hyjnë dot,
Se në tokat dhe detet që mbaje ti,
Tek ecje dhe këndoje dikur,
Shumësi gjuhësh fliten me ca prapashtesa, që s’ i ke dëgjuar kurrë,
Dhe të gjithë të shajnë,
Edhe për sytë e zi,
Mbetur kemi vetëm ne,
Që thurrim ëndrra dhe legjenda,
Për Ty.
