VDEKJA E POETIT
Ishte një poet, shkruante poezi,
Çmendurisht poeti kish’ rënë n’ dashuri.
Por kot ish’ harlisur, se e dashura e tij,
S’ e donte poetin as për sytë e zi.
Ç’ mund të bënte tash poeti i shkretë,
Po i numronte së fundi dhe ca orë në jetë.
Dhe u mbyll një ditë ai vetë në qeli,
Shkroi dhe nja dy vargje me gjakun e tij.
Më në fund, tha vdekja, do të vij këtu,
Do të jetë e bukur, sikur sytë e tu.
Ai iku nga jeta veç për sytë e saj,
Ajo për shtatë qejfe, me tjetrin n’ saraj.
