Sunday, December 28, 2025
BallinaSportSylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit, Broja kthehet në skuadër

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit, Broja kthehet në skuadër

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e ka zbuluar listën për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Bullgarisë.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.

Në kombëtaren shqiptare është kthyer Armando Broja për ndeshjet e tetorit. Ai ka munguar rreth një vit në kombëtare pasi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Aston Villas me Chelsean.

Shqipëria do të përballet edhe me Bullgarinë në ndeshje miqësore e cila do të luhet me 17 tetor.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 12:00.

Shqipëria gjendet në vendin e parë me 10 pikë në grupin E në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT