Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritTaena Mata -E lashë Vlorën time

Taena Mata -E lashë Vlorën time

E lashë Vlorën time
Me shpirtin të ngushtuar
Malli përherë present në mua për të,
O Qyteti im i lindjes
Plot dritë dhe aq i dëshiruar,
M’u duke më i bukur se çdo tjetër herë

Dielli mbi këtë tokë të lashtë më tepër ndriste,
Dita e bardhë lindëte nën rrezet e tij
Dhe kur në muzg tutje në perëndim ai humbiste,
Nata butësisht zbriste
Dhe në lëndinat e blerta të ëndërrave rrëshqiste pambarim.

Dhe deti…deti, dashuria ime kaltëroshe
I thellë dhe blu … blu … blu
Të ngjitur … binjak të shpirtit e kam,
Ç’nyje e pazgjdhëshme më ka lidhur
Me të kështu…?

O ditë plot dritë buzë detit vezulluar!
O ditë magjike në zemër të qytetit tim!
Me asgjë mbi dhé nuk keni të krahasuar,
O Ditë të gëzuara,
Ti Det dhe ti
O Vlora ime e shenjtë …!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT