Oguret e Pafajësisë
Të shohësh një botë në një kokërr rërë
Dhe qiellin ta shohësh në një lule të egër,
Pafundësinë në pëllëmbën e dorës mban
Dhe Përjetësinë të gjithën brënda orës.
Një gjoks gushkuqi në një kafaz
E vë në tërbim të gjithë qiellin.
Një fole pëllumbash gri dhe të bardhë
Në të gjitha hapësirat e dredh Ferrin.
Një qen i uritur në Portën e të zotit
Rrënimin e shtetit parashikon.
Në rrugë një kalë i keqpërdorur
Thërret në Parajsë për gjak njerëzor.
Çdo britmë e Lepurit të gjuajtur
Gris’ pa mëshirë një fibër nga truri.
Një Laureshë në krah e plagosur,
Ndërpret një kerubin së kënduari.
Lojën e gjelit të armatosur për luftë
E tremb Dielli që lind në horizont.
Çdo ulërimë nga Ujku dhe Luani
Ngre nga Ferri një shpirt njerëzor.
Dreri i egër, endur këtu dhe atje,
Mban shpirtin e njeriut nga kujdesi.
Qengji i keqtrajtuar ngjall zënie publike
E megjithatë fal thikën e therrësit.
Lakuriqi i natës që fluturon pranë Evës
Ka lënë trurin që nuk do ta besojë.
Bufi që thërret nëpër Natën e errët
Frikën e jobesimtarit do të tregojë.
Kush trumcakun e vogël do të lëndojë
Nuk do jetë kurrë nga Burrat i dashuruar.
Ai që kaun për zemërim ka lëvizur
Nuk do të jetë kurrë i dashur nga Gruaja.
Djali i pangopur që mizën vret
Do të ndjejë armiqësinë e Merimangës.
Ai që shpirtin e Brumbullit godet
Thur një Tendë në pafundësinë e natës.
Vemja e fluturës nëpër gjethe
Të përsërit pikëllimin e nënës sate.
Mos e vrit molën dhe as fluturën,
Pse Gjykimi i Fundit është duke ardhur.
Ai që do stërvit kalin për luftë
Nuk do t’a kalojë kurrë shiritin Polar.
Qeni i lypësit dhe macja e vejushës,
Ushqejini ato dhe do të vini dhjam.
Mushkonja që këndon këngën e Verës
Merr helmin nga gjuha e shpifsit.
Helmi i Gjarprit dhe Tritonit
Është djersa e Këmbës së Zilisë.
Helmi i bletës së mjaltit
Është Xhelozia e Artistit.
Leckat e lypsit dhe rrobat e Princit
Janë kërpudha në çantat e kopracit.
Një e vërtetë thënë me qëllim të keq
Vret gjithë të pavertetat që mund të shpiken.
Është e drejtë që kështu duhet të jetë;
Njeriu u krijua për Gëzime dhe Mjerime
Dhe kur këtë e dimë, me të drejtë
I shkojmë të sigurt botës mes per mes.
Gëzimi e Mjerimi gërshetohen mirë,
Një Veshje për Shpirtin Hyjnor;
Nën çdo pikëllim e dëshirë të zjarrtë
Vrapon një gëzim me fije nailon.
Shqiperuar nga Taena Mata
